Botohet në Gazetën zyrtare Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni

12:19 | 15 Janar 2019
A. B.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi mbrëmë e ka firmosur Ligjin për gjuhët, me të cilin zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të shtetit.

Ligji me firmën e Xhaferit është dërguar në Gazetën Zyrtare, ku sot është botuar dhe menjëherë do të hyjë fuqi.
Informacionin e kanë konfirmuar për Alsat nga Gazeta Zyrtare dhe nga Kuvendi.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi dje në orët e pasditës ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare.

Para pak minutave Ligji edhe zyrtarisht është botuar në Gazetën zyrtare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme