Ministria e Drejtësisë në B&H ka propozuar që qeveria të formojë një grup pune ndër ministral, i cili do të jetë përgjegjës për analizimin e rregullores që do të lejojë çiftet brenda gjinisë së njëjtë.
Qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës ka miratuar kërkesën për legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini në seancën parlamentare të zhvilluar të premten e kësaj jave. Kjo lëvizje është përgëzuar nga grupi advokues për të drejtat LGBTI “Sarajevo Open Centre”, e cila ka ofruar asistencë për qeverinë në mënyrë që të miratohen ndryshimet e nevojshme.
“Ky draft u miratua pa e modifikuar dhe pa asnjë ndryshim nga formati origjinal që u propozua” shprehet krveministri Fadil Novalic. Ai u shpreh më tej se qeveria po ndjek hapat e BE. “Ne e marrim seriozisht çdo iniciativë që ndeshim në rrugën drejt BE” u shpreh Novalic, transmeton Kult Plus.
Ministria e Drejtësisë në B&H ka propozuar që qeveria të formojë një grup pune ndër ministral, i cili do të jetë përgjegjës për analizimin e rregullores që do të lejojë çiftet brenda gjinisë së njëjtë për të ushtruar të drejtat që rrjedhin nga Konventa Evropiane për Të drejtat e Njeriut, si dhe propozimin e rregullores së re që duhet të miratohet brenda territorit të B&H.
Organizata nga shoqëria civile që lobojnë për të drejtat LGBTI+ janë treguar të gatshme të ndihmojnë qeverinë e B&H për të asistuar qeverinë dhe grupin e punës. Sipas anketave të realizuara, rreth 80% e çifteve brenda gjinisë së njëjtë kërkojnë të formalizojnë lidhjen e tyre, por mesa duket partnershipi nuk njihet prej shtetit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...