Një serb i Bosnjës është arrestuar i dyshuar për vjedhjen e kopjes origjinale të Marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, me të cilën është arritur paqja në Bosnjë-Hercegovinë.
Personi Zhelko Kuntosh ishte arrestuar dje dhe është marrë në pyetje, ka thënë sot prokurorja Dragica Tojagiq.
Pajtueshmëria e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bshkuara, e njohur me emrin Marrëveshja e Dejtonit, ishte arritur në një bazë ushtarake ajrore në Dejton të Ohajos, në nëntor të vitit 1995, nga presidentët e Bosnjës, Serbisë dhe Kroacisë, që ishin tri palët e përfshirë në konfliktin në Bosnjë-Hercegovinë. Në këtë konflikt ishin vrarë më se 100 mijë njerëz.
Nuk është e qartë se si Kuntosh e kishte vjedhur këtë dokument.
“Ai e ka fshehur atë në shtëpinë e tij në pale, ku ne e kemi gjetur gjatë bastisjes”, tha prokurorja Tojagiq.
Pale është një lagje e Sarajevës, e cila ka shërbyer si selie udhëheqjes së serbëve të Bosnjës, gjatë konfliktit në perioudhëmn 1992-95.
Sipas mediave lokale, Kuntosh kishte punuar si vozitës dhe truprojë e një ish-kryetari të parëlamentit në Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës.
Aktualisht, ai ishte përpjekur ta shesë këtë dokument për 59 mijë dollarë amerikanë, kanë raportuar mediat lokale.
Marrëveshja origjinale ishte raportuar e zhdukur në vitin 2008 dhe Bosnja e kishte marrë një kopje të re nga Parisi, ku ishte mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes.
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%