Zyrtarët në Bosnjë e Hercegovinë njoftuan sot se do të shtyjnë zgjedhjet lokale, që ishin paraparë të mbaheshin më 4 tetor, për shkak të krizës buxhetore nëpër të cilën po kalon vendi.
Qeveria ende nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2020 dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se nuk mund të nisë përgatitjen për zgjedhje, pasi qeveria nuk ndau paratë për një gjë të tillë, pavarësisht se afati i fundit për këtë gjë ishte më 22 maj.
“Zgjedhjet nuk mund të mbahen sipas Ligjit për zgjedhje dhe ato do të shtyhen deri më 15 nëntor”, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate.
Pothuajse 3,4 milionë qytetarë kanë të drejtë të zgjedhin këshillat komunale dhe kryetarët e komunave në dy rajonet autonome të vendit – në Federatën Bosnjako-Kroate dhe në Republikën Serbe – dhe në qarkun neutral, Brsko.
Organizimi i zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë vlerësohet se kushton 4,5 milionë euro. Gjysmën e kësaj shume e ndanë qeveria qendrore dhe gjysmën tjetër qeveritë lokale.
Qeveria e Bosnje dhe Hercegovinës është duke bërë ndryshimet e fundit në Ligjin për buxhet. Qeveria shpreson që buxheti do të miratohet – ku në të përfshihen edhe paratë për zgjedhje – deri në fund të majit. Më pas, buxheti duhet të miratohet edhe nga Presidenca. /REL
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...