Google ADS

Bosnja dënon pesë serbë etnikë për krime të kryera gjatë luftës

21:23 | 8 Qershor 2023
K.B

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dënuar pesë ish-policë, serbë etnikë, për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1992-1995.

Millan Gjokiç dhe Bratisllav Trisiç u dënuan me nga tre vjet burgim, ndërkaq Zoran Tanasiç, Zharko Millanoviç dhe Mlladen Krajsnik, me nga dy vjet burgim.

Ata u gjetën fajtorë për torturim të boshnjakëve në zonën Bielina në verilindje të Bosnjës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shtatorit të vitit 1994, mbi baza politike, kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare.

Të pandehurit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërkaq tre të pandehur të tjerë, Savo Mërsiç, Millivoje Çobiç dhe Millan Markoviç, u liruan nga të gjitha akuzat.

Gjokiç ishte komandant policie në Janja nga fundi i vitit 1992 deri në qershor të vitit 1993, dhe më vonë u bë zëvendëskomandant. Tanasiç, Millanoviç dhe Krajsnik, ishin zyrtarë policorë në Janja, ndërkaq Trisiç ishte zyrtar i Shërbimit Shtetëror Sekret.

Janja gjendet 10 kilometra në jug të Bielinës.

Gjyqi ndaj tyre kishte nisur më 2016, ku ishin përfshirë edhe tre të pandehur të tjerë, por dy prej tyre vdiqën gjatë kohës së gjykimit, ndërkaq autoritetet thanë se i pandehuri i tretë nuk ishte i aftë të dilte para gjyqit për shkak se ishte i sëmurë./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme