Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të hetojë nëse përfaqësues të saj kanë qenë të përfshirë në arratisjen e Gruevskit.
“Kontrolli i brendshëm i MPB-së ka filluar hetimet për involvimin edhe të përfaqësuesve të MPB-së në arratisjen e Gruesvkit. Pas përfundimti të këtyre procedurave MPB do të den me sqarime në opinion”, tha Boshnjakovksi, njofton telegrafi maqedoni.
Ai gjithashtu informoi se procesi për ekstradimin e ish-kryeministrit ka filluar, duke shtuar se bëhet fjalë për dokument me rreth 400 faqe.
“Ministria e Drejtësisë po grumbullon dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni do të kompletohet do të përkthehet dhe do të dërgohet tek institucionet përkatëse të Hungarisë”, tha Boshnjakovski.
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...