Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të hetojë nëse përfaqësues të saj kanë qenë të përfshirë në arratisjen e Gruevskit.
“Kontrolli i brendshëm i MPB-së ka filluar hetimet për involvimin edhe të përfaqësuesve të MPB-së në arratisjen e Gruesvkit. Pas përfundimit të këtyre procedurave MPB do të dalë me sqarime në opinion”, tha Boshnjakovksi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu informoi se procesi për ekstradimin e ish-kryeministrit ka filluar, duke shtuar se bëhet fjalë për dokument me rreth 400 faqe.
“Ministria e Drejtësisë po grumbullon dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni do të kompletohet do të përkthehet dhe do të dërgohet tek institucionet përkatëse të Hungarisë”, tha Boshnjakovski.
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...