Sipas Ministrisë së Financave, borxhi publik përfshirë datën 31.3.2022 është 57.1% dhe është zvogëluar për 3.7 pikë përqindje krahasuar me datën 31.12.2021 kur ishte 60.8% e PBB-së.
“Zvogëlimi i borxhit publik u ndikua edhe nga pagesa e detyrimeve mbi bazën e kryegjesë për borxhin e jashtëm në tremujorin e parë të vitit 2022 në vlerë prej 55.2 milionë euro. Sipas të dhënave më të fundit, borxhi publik pozicionohet në nivel nën kriterin e Mastrihtit të Bashkimit Evropian, që tregon politikën e mirëvendosur fiskale dhe menaxhimin e mirë të financave publike, në kohë krize energjitike dhe rritje të inflacionit”, thuhet në njoftimin e MF-së.
Ata shtojnë se me qëllim të mbrojtjes së portofolit të borxhit shtetëror nga goditjet e ardhshme të mundshme të tregut, përkatësisht nga ndryshimet e pafavorshme të normave të interesit që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e shpenzimeve të buxhetit, një nga qëllimet në periudhën e ardhshme është ruajtja e strukturës optimale të portofolit të borxhit shtetëror.
Sipas kësaj, ministri i Financave, sot në ngjarjen me rastin e 100 ditëve të Qeverisë, theksoi se është e rëndësishme që të zvogëlohet çmimi i kostove.
“Borxhi publik zvogëlohet për 3.7 pikë përqindje. Kjo krijon hapësirë për 454 milionë euro financim shtesë në periudhën rrjedhëse të vitit”, theksoi ministri Besimi.
Përveç kësaj, shtoi se miratimi i Ligjit për buxhete është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare. Sipas këtij ligji, Buxheti dhe Strategjia fiskale duhet të jenë në përputhje me rregullat fiskale që i referohen deficitit dhe borxhit të përgjithshëm të pushtetit në përgjithësi.
Deficiti buxhetor për vitin përkatës nuk duhet ta tejkalojë nivelin prej 3% të PBB-së nominale, ndërsa borxhi i përgjithshëm nuk duhet ta tejkalojë nivelin 60% të PBB-së nominale.
Sipas Strategjisë së rishikuar të menaxhimit të borxhit publik, pritet që borxhi në fund të vitit të arrijë në 63.5% të PBB-së. Në periudhën afatmesme, përkatësisht deri në vitin 2026, projeksionet në Strategjinë e menaxhimit të borxhit publik janë që ai do të stabilizohet dhe do të zvogëlohet në 56.5%, ndërsa borxhi shtetëror do të zvogëlohet në 50%
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...