Google ADS

Borrell sot mbledh ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

07:03 | 13 Nëntor 2023
E.G

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, sot pritet ta kryesojë takimin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel, me gjashtë ministrat e Jashtëm të regjionit.

Siç thuhet në njoftim, ndër temat e diskutimit do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme