Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se vendet që duhan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, duhet t’i bashkërendojnë disa gjëra me këtë organizëm.
Si shembull të keq, ai mori Serbinë, duke thënë se e njëjta ka shkallë shumë të ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së.
“Ka vende që nuk janë në harmoni me politikën e jashtme të BE-së. Serbia, për shembull. Është një shkallë shumë e ulët e harmonizimit me politikën e jashtëm të BE-së. Nëse doni të bëheni anëtar të BE-së, duhet të harmonizoni sundimin e ligjit, lirinë dhe politikën e jashtme”, deklaroi Borrelli në konferencën në Firence “State of the Union 2024”.
Ai u shpreh i shqetësuar edhe me Gjeorgjinë, specifikisht për ligjin për agjentët e huaj gjë e cila, tha ai, e largon Gjeorgjinë nga rruga evropiane. /Klankosova.tv
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?