Kryeministri bullgar Boyko Borissov publikoi në Facebook se ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Bullgaria do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në atë drejtim gjatë presidencës sonë të përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit. I vlerësoj përpjekjet e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve evropianë, si dhe të jetës ekonomike”, tha Borisov në profilin e tij në Facebook.
Ai shtoi në publikim se i ka thënë presidentit francez Emanuel Makron se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë të koordinuar në luftën kundër pandemisë, por që edhe vendet anëtare nuk duhet të privohen nga mundësia për të marrë vetë vendime.
Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi me 300 euro
Sveçla takim me veprimtarë të çështjes kombëtare në Vushtrri...
Maqedonci e Jashari në Departamentin e Mbrojtjes së ShBA-ve ...
Arsenali në bisedime të avancuara për Zubimendin
Haxhiu: Dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese komentet e opozitës...
“Giro D’Italia” do përshkojë 339.7 kilometra në Shqipëri