Kryeministri bullgar, Bojko Borisov sot shfaqi shpresën se vitin e ardhshëm do të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Borisov këtë e tha në mbledhjen e qeverisë bullgare në të cilën u soll vendim që një pjesë e vaksinave kundër Kovid-19 që do të arrijnë në Bullgari, një pjesë prej tyre të dedikohet për qytetarët tanë dhe kjo të jetë në formë të donacionit. Në mbledhje të qeverisë bullgare me ftesë Borisovit dhe ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov, mori pjesë edhe ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
“Këtë e bëjmë me zemër të pastër pa ndonjë qëllim të fshehur, e bëjmë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresoj që deri vitin e ardhshëm me Zaharievën dhe Karakaçanovin do të gjejmë një zgjidhje për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ashtu siç e mbështetëm edhe për anëtarësimin në NATO. Ashtu që nuk ka ndodhur asgjë tragjike”, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov./alsat
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare