Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov për AIm thotë se “marrëveshja me Bullgarinë dhe marrëveshja me Greqinë hapi perspektivë për Maqedoninë”.
Borissov porositi se i dëshirojnë fat Maqedonisë, ndërsa duke komentuar ndodhitë e fundit në rajon ku Maqedonia është vend protagonist, kryeministri bullgar potencoi se më e rëndësishme të mos ketë ndërhyrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithmonë jam i vëmendshëm të mos ndërhyj punët e cili do shteti, thotë Borissov.
“Ajo që kishte të bënte me Bullgarinë dhe Maqedoninë – marrëveshja për fqinjësi të mirë, krahas sulmeve të fuqishme ndaj kësaj marrëveshje, ne shfaqëm vullnet dhe e nënshkrua”, tha Borissov duke shtuar se dy marrëveshjet e Maqedonisë të nënshkruara me Bullgarinë dhe Greqinë hapën perspektivë.
Ai potencoi se lidhja infrastrukturore mes vendeve të Ballkanit është e rëndësishme dhe se “sa më shpejt të lidhemi aq më mirë”.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave