Kryeministri bullgar Bojko Borisov përshëndeti kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev si dhe ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë për marrëveshjen e arritur në mes dy vendeve, e cila u nënshkrua sot në Prespë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë uroj kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, si dhe ministrat e tyre të jashtëm, për hapin e rëndësishëm dhe të guximshëm që ata bënë sot”, shkruan Borisov në rrjetin social në Facebook.
“Marrëveshja për kontestin e emrit e hap rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së NATO-s. Bullgaria gjithmon e ka mbështetur fqijun tonë në atë rrugë. Tani më e rëndësishme është që të gjithë popujt e Ballkanit ta kuptojnë se kjo marrëveshje nuk na dërgon deri tek pretendimet territoriale ose probleme të njëjta, përkundrazi, do të na ndihmojë të jetojmë së bashku”, shkruan Borisov.
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale