Në shumë pjesë të Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka rënë borë, ndërsa sipas paralajmërimeve të meteorologëve, borë pritet sot edhe në Serbi.
Mediat kroate njoftuan se dje në disa pjesë të vendit ka ra borë, si dhe se temperatura është ulur deri një gradë.
Borë ka rënë në majat e kodrës rreth tunelit “Malla Kapella” si dhe rajonin e Otoçacit, Jezerana dhe Bërnjës, ndërsa reshje të shiut në rajonin e Zarës dhe Shibenikut, ku janë vërejtur stuhi më të fuqishme.
Në malin Biokovo në Zhupaninë Split-Dalmaci që prej pasdites ka filluar të bie borë, të cilat në orët e mbrëmjes kaluan në stuhi dëbore.
Në atë varg malor për shkak të mjegullës nuk është e mundur të konfirmohet lartësia e shtresës së borës, ndërsa këtë e vështirëson edhe era e fuqishme, e cila shkakton shtresa të borës.
Bora gjatë natës ka filluar të bie edhe në më shumë male në BeH , si dhe në Sarajevë.
Mediat boshnjake njoftojnë se Enti hidrometeorologjik njoftoi se borë bie edhe në Bjellashnicë dhe në Han Pjesak.
Në pjesën më të madhe të Serbisë prej mbrëmë filluan reshje të shiut, ndërsa paraprakisht është paralajmëruar se në pjesët më të larta të vendit do të bie borë./Arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...