Edhe përkundër masave të qeverisë për uljen e produkteve bazë ushqimore, çmimet mbeten ende të papërballueshme për shumicën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Një kilogramë domate, 70 denarë, patatet, 50 denarë, lakra, 30 denarë, qepët, 60 denarë, mollët, 50 denarë, limoni, 60 denarë, një kilogram fasule, 140 denarë, ishin çmimet në Tregun e Gjelbërt në Gjorçe Petrov.
“Çfarë di unë për çmimet. Çmimet janë padyshim të shtrenjta”.
“Gjithmonë të shtrenjta për ne, gjithmonë… Dhe kjo është”.
“Mirë janë. Ka pak shtrenjtime, por mirë janë”.
“Unë po ju them se ishte më shtrenjtë, por tani është pak më lirë. Por çfarë të them. Unë mendoj për tregun nëse pyet, çmimet nuk janë shumë të shtrenjta tani. Është mirë, ishte më keq”.
“Shtrenjtë janë. Me pensionet tona çmimet janë të shtrenjta”.
Krahas çmimeve, qytetarët duhet të përballen edhe me dimrin sidomos më ngricat dhe motin e ftohtë. Thonë se nuk janë befasuar nga reshjet e borës.
“Jo përse të na befasojë. Sepse tani jemi në nëntor, dhjetor. Nuk do të duhej të na befasonte tani bora. Do të na befasonte po të ishte maj apo qershor dhe jo tani”.
“Jo, e pashë më parë se do binte”.
“Na befasoi. Nuk mendova se do të binte borë, por ra. Mirë është”.
“Po të gjithëve na befasoi, shoferët, automjetet, fushat”.
Ndërkohë autoritetet e vendit paralajmërojnë pakon e radhës të masave anti-krizë. Edhe pse e paralajmëruar për në fillim të Nëntorit, autoritetet thonë se masat e reja anti-krizë do të bëhen publike javën që vjen. Sipas tyre, me këto masa, do të përfshihen një numër i madh i qytetarëve, pensionistë, por do të ndihmohet edhe biznesi./Klan Macedonia/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...