Ligji i ri për prokuroritë publike me të cilin rregullohet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), i cili sot kaloi në seancë qeveritare, parasheh që “bombat” të përdoren si dëshmi vetëm në lëndët e PSP-së për të cilat janë ngritur aktakuza deri më 30 qershor të vitit 2017.
Kjo do të thotë se në lëndët e hapura pas kësaj date, “bombat” nuk do të mund të përdoren si prova në proceset gjyqësore.
Neni 105 i Ligjit për prokuroritë publike thotë: “materialet nga përgjimet e paligjshme, Prokuroria Speciale mund t’i përpunojë më së voni deri më 15.09.2020 dhe të njëjtat mund t’i përdorë si prova vetëm në lëndët për të cilat është ngritur aktakuzë deri më 30 qershor të vitit 2017”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ligjit të ri, ata të cilët do të “shpëtojnë” nga bombat e PSP-së janë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Zoran Stavrevski, Zharko Lukovski, Stevço Jakimovski, Antonio Milloshoski dhe disa persona tjerë.
Lënda në të cilën Ali Ahmeti është i dyshuar nga PSP është hapur më 21 mars të vitit 2018 dhe katë bëjë me dështimin e regjistrimit, ndërsa Bujar Osmani është i dyshuar në rastin “Pacienti”, lëndë të cilat ndodhen në fazën parahetimore dhe nuk ka të ngritura aktakuza.
Ndryshe, pas miratimit në qeveri Ligji për prokuroritë publike duhet të miratohet edhe në Kuvend, me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht 80 vota të deputetëve.
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...