Bojan Jovanovski (Boki 13) me kërkesë të tij sot do të dëshmoj para Prokurorisë Publike.
Sipas informatave të Alsat, ai para prokurorit publik do të dorëzoj disa padi penale për mashtrim, torture dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave si dhe për dëshmi të rrejshme.
Padinë penale Boki 13 do ta ngrej ndaj disa funksionarëve. Bojan Jovanovski edhe më herët kishte disa tentime që të denoncoj rastin tek shefi i Prokurorisë Themelore, Lubomir Joveski.
Së fundmi ai në gjykatë të ditën kur iu shqiptua aktvendimi u shpreh se paratë duhet të kërkohen tek Zoran Dhe Vice Zaev.
Boki 13 para një jave u dënua me 9 vite burg për zhvatje të 1.5 milionë eurove nga Jordan Kamçev.
Ndërkohë që nga muaji i ardhshëm e pret edhe një gjykim lidhur me punën e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...