Pavlle Bogoevski, deputet dhe kryetar i Komisionit të Kuvendit për çështje të mandateve-imunitetit, i cili u gjet në shënjestër të mediave pas incizimit i cili doli për të, për të cilin konfirmoi se është bërë në taksi deri sa ka qenë duke porositur kanabis për qëllime mjekësore, dje e ka shtyrë mbledhjen që duhej të mbahet të hënën për shkarkimin e deputetit Nikolla Gruevski, të cilit i ka skaduar mandati, transmeton Portalb.mk.
Ai ka kërkuar që mbledhja të shtyhet për disa ditë. Sipas Rregullores, afati për mbajtjen e seancës së komisionit skadon në ditët e para të qershorit, transmeton Mkd.mk.
Ndryshe, Gruevski është zyrtarisht në arrati nga 13 nëntor 2018, kur u lajmëruar nga Budapesti dhe u mburr se kishte marrë azil. Kuvendi një herë u përpoq t’ia merr mandatin, por nuk u siguruan 80 vota, gjegjësisht dy të tretat e shumicës së votave të deputetëve.
LEXO: Pse Nikolla Gruevski zgjodhi të ikë pikërisht te Viktor Orbani?
Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...