Google ADS

Bogoevski: Akuzat e Grubit mbi mua, shpifje

22:09 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deputeti i pavarur, Pavle Bogoevski, njëherazi dhe kryetar i Komisionit për Çështjet e Mandateve dhe Imuniteteve, i është përgjigjur deputetit të BDI-së Artan Grubit, mbi akuzat e këtij të fundit që i dërgoi në adresë të tij për marrëveshje me VMRO-në.

Pavle Bogoevski tha se ai ka bërë të pamundurën për të siguruar anëtarin e 9-të të komisionit por kjo ka qenë e pamundur sepse deputetja e BDI-së Mirsida Asani që do duheshe të paraqiteshe në Komision, për të zëvendësuar Shaqirin, nuk përgjigjeshe në telefon.

Akuzat e Grubit mbi mua si kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve nuk janë gjë tjetër përveç se një gënjeshtër.
Tri herë kam tentuar ta kontaktoj kolegen Mirsada Asani nëpërmjet thirrjeve dhe sms-ve. Dy herë nuk më është përgjigjur kurse herën e tretë e hapi telefonin por kishte vetëm heshtje. Në atë moment unë pushova së kërkuari.
Unë skam pasur konfirmim se kolegia do të vijë dhe që një veturë është nisur ta marrë atë. Deri sa prisnim për të votuar VMRO-ja mund të kishte lëshuar seancën dhe në mungesë të zonjës. Emini ne mund të mos kishim kuorum për ta vazhduar seancën dhe për të votuar. Deri dje nuk kam dyshuar në gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të kolegut Shaqiri por tani duke i lidhur më shumë skenarë ka filluar të dyshoj se bëhet fjalë për situatë të koordinua- deklaroi Pavle Bogoevski, kryetar i Komisionit për Çështjet e Mandateve dhe Imuniteteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme