Boçvarski thotë se qeveria investon në rikonstruktimin dhe ndërtimin e rrugëve moderne

16:54 | 1 Tetor 2021
Arditë Shkodra

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut investon në rikonstruktimin dhe ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe moderne të cilat e ndryshuan pamjen në Lindje”. Këtë e tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, gjatë inspektimit të sotëm të rikonstruktimit të rrugës lokale deri në fshatin Cera.

Ai tha se të gjitha komunat janë të rëndësishme dhe se me kryetaren e Makedonska Kamenicës, kanë pasur bashkëpubim të shkëlqyeshëm.

“Sot jemi bashkë në inspektimin e rikonstruktimit të rrugës lokale e cila çon në drejtim të fshatit Cera, rrugë e cila me vite mbrapa ishte lënë në gjendje të keqe. Me mjetet përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me vetëqeverisjen lokale i zgjedhim edhe këtë problem të qytetarëve. Aktivitetet në terren kanë filluar. Investimi për rikonstruktimin e saj është 16 milionë denarë”, tha Boçvarski.

Kjo, siç shtoi ai, nuk është rruga e vetme e cila në këtë moment është vënë në listë prioritare në ministri. E shfrytëzoi vizitën të paralajmërojë se tashmë në javën e ardhshme fillojnë aktivitetet ndërtimore edhe të rrugës lokale për fshatin Todorovci, investim në një vlerë prej pothuajse 13 milionë denarë.

Kryetarja e Makedonska Kamenicës, Sonja Stamenkova plotësoi se vlera e cila është ndarë nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve arrin 630 milionë euro, duke përmendë se me vlerën tjetër prej rreth 200.000 euro do të ndërtohet edhe një rrugë dhe rrugë rajonale e cila si prioritet do të konfirmohet bashkërisht me qytetarët.

Të ngjashme