Ndërtimi dhe përfundimi i autostradave Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Than janë në planet e kësaj qeverie dhe është e përkushtuar për këtë, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitë në Gostivar.
Ai pret që kompania amerikano-turke “Bechtel – ENKA” të fillojë punën në seksionet e korridoreve panevropiane këtë vit.
I pyetur se kur do të fillojë rindërtimi dhe përmirësimi i seksionit përmes fushës së Pollogut, ministri sqaroi se aktualisht në NP “Rrugët Shtetërore” ka një procedurë për përzgjedhjen e një kompanie konsulente, e cila nëse zgjidhet do të hyjë në negociata të drejtpërdrejtë kompaninë “Bechtel” e cila është caktuar të punojë në këto seksione, për çka është miratuar ligji në Kuvend.
“Dua t’i siguroj qytetarët se Qeveria po kujdeset për përfundimin e Korridorit 8. Pres që këtë vit të fillojë zbatimi i tij dhe të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke qenë se kjo është një infrastrukturë e gjerë. Rruga Gostivar-Tetovë është pjesë e atij korridori dhe është plan i Qeverisë për rindërtim dhe përmirësim, ashtu si të tjerat në këtë korridor”, tha ministri Boçvarski.
Ai theksoi se këto plane të Qeverisë përfshijnë korridorin e 10-të./Telegrafi/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë