Vrasësi i katërvjeçarit Almir Aliu, Boban Iliq, sot është liruar nga burgu pasi Prokuroria vendosi ta gjykojë në liri edhe atë për veprën “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.
Kamera e TV21 kanë arritur që ta xhirojnë gjatë daljes nga burgu Boban Iliqin, i cili ishte i shoqëruar edhe nga disa persona tjerë dhe avokati i tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Boban Iliq nuk dha përgjigje për vendimin e Prokurorisë, ndërsa si përgjigje ndaj gazetarit ka përdorur edhe fjalë të pahijshme.
Përndryshe, vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë pas zënkës që babai i tij dhe familjarët kishin me të akuzuarin Boban Iliq, paraprakisht në Qendrën e Urgjencës.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1197297813733754/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...