Bllokimi i sinjalit të TVSH, Rama: Kameramanët të bëjnë ndonjë punë tjetër

11:49 | 28 Shtator 2017
arbresh.info

Debate në Kuvend lidhur me vendimin e TVSH-së për të mos dhënë sinjal transmetimi për të gjitha mediat private. Kryeministri Rama duke sqaruar situatën tha se televizioneve do t’i sigurohet  sinjali nga Kuvendi duke  mos ia marrë sinjalin TVSH.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se fshihet pas këtij vendimi, të cilin e quajti “akt të paprecedentë që synon të asfiksojë lirinë e medias” ndërkohë  kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se vendi tashmë është kthyer në vitin 1997.

Reagon kryeministri Rama:

“Si në çdo vend normal, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, duhet të ketë shërbimin e vetë për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në çdo vend normal dhe shtet demokratik, ku në çdo parlament demokratik, ky shërbim jepet nga ekrani i kuvendit është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri.

Si në çdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për këtë shpenzime dhe burime njerëzore të të gjithë akterëve mediatik. Këtu mjafton një regji televizive e Kuvendit dhe kjo regji ia jep aksesin atyre që kanë dëshirë ta transmetojnë të plotë, të pjesshëm çdo veprimtari të Kuvendit.

Ligji që i imponon TVSH dhënien falas të veprimtarisë së kuvendit është një adoptim në kushtet e demokracisë i një situatë komuniste. Këtu fillion dhe mbaron gjithcka.

Kërkesa e TVSH për tua shitur apo imponuar televizioneve private një fature ose dhënien e sinjalit me logon e TVSH është dicka që i takon të shkuarës.

Sepse asnjë tv, qoftë publik apo privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet dhe në kushtet e konkurrencës tvsh nuk mund t’i imponojë konkurentëve të vet logon e tij si konkurentë.

Kjo është e thjeshtë mjafton që Kuvendi të marrë nga TVSH për sa kohë do t’i duhet të ngrejë infrastrukturën e vetë, informastrukturën e nevojshme dhe gjithë këta kameramanë të bëjnë një punë tjetër sesa të rrinë këtu gjithë ditën. Merr kamera në krahë, futu në media, dil në media, ktheu në media. Dhe të gjithë kanë mundësin të marrin pa kameramanë, pa regjisorë sic e merr ERTV.”

Në sallën e Kuvendit Berisha deklaroi:

“Gëllçi i zi, me urdhër të një njeriu që ka alergji, tmerr, frikë nga vota e lirë, neobllokemi, Ervin Kristaq Rama ka ndërprerë sinjalin të gjithë mediave të tjera në mënyrë që të bllokojë komunikimin e shqiptarëve, në maksimum me sallën e parlamentit. Ky akt është një akt jashtëzakonisht i rëndë, është atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë. Kërkoj rikthimin e të drejtës së televizioneve që kanë respektuar këtë parlament.”

Replikon kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi :

“Nëse ka mosmarrëveshje mes TVSh dhe televizoneve të tjera është çështje tjetër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme