Mos funksionimi i korridorit 10 dhe privatizimi i portit të Selanikut, bllokadat e shpeshta që bëhet në kufirin me Greqinë ka ndikuar në humbjet e shumta që kanë pësuar kompanitë e Maqedonisë që merren me transport.
Drejtori i Odës së Ekonomisë Branko Azeski thotë kompanitë vendore në të shumtën e rasteve nuk kanë zgjidhje tjetër pos këtij korridori dhe porti.
“Alternativë përpos të korridorit 10 dhe të portit të Selanikut oda ekonomike e Maqedonisë nuk ka dhe duhet të punojmë në atë drejtim që ai korridor dhe ai port sa më shpejtë të vendoset në funksion pasi që në atë mënyrë do të mund ti ndihmojë kompanive të Maqedonisë dhe ekonomisë”, deklaroi Branko Azeski, Drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Edhe drejtorit e rafinerisë Okta Janis Garullanos thotë se rreth 80 % e të derivateve të naftës sigurohen nga Greqia. Ai kërkon zgjidhjen e shpejtë të këtyre pengesave.
“Rreth 80 % I derivatit në vend vije nga jugu nga korridori 10 në përgjithësi për kamion. Kjo do të thotë se 700 mijë tonë çdo ditë vijnë ndaras çdo ditë nga 25 për transport, ditë dhe natë derisa arrin në destinacionin e duhur. Siç e shikoni, importi nga jugu është shumë i rëndësishëm”, tha Janis Gerullanos, Drejtor i OKTA-s në Maqedoni.
Kriza e viteve të fundit në Greqi ka bërë që shpesh bujqit të bllokojnë kalimin kufitar në Bogorodicë./Arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA