Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mesazhin e urimit, Blinkeni e thekson mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, për prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE dhe për promovimin e shtetit ligjor.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Maqedonisë së Veriut për kremtimin e 32 vjetorit të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të forta me vendet fqinje evropiane. Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj për të siguruar prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj ndërsa përballet me sfidat globale dhe ne qëndrojmë me ju në përpjekjet tuaja për të promovuar sundimin e ligjit. Mezi presim të forcojmë partneritetin tonë me Maqedoninë e Veriut dhe të avancojmë vlerat tona të përbashkëta demokratike në vitet në vijim, thuhet në mesazhin e urimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, të publikuar nga Departamenti i Shtetit./rtv21
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...