Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut mbajtën për herë të parë një Dialog Strategjik, me fokus thellimin e bashkëpunimit në nismat rajonale, mbrojtjes dhe sigurisë.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken gjatë takimit me ministrin e Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani shprehu mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian.
“Ne mbështesim fuqimisht ambiciet e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ne duam shumë të shohim që ky proces të ecë përpara dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë në çdo mënyrë që mundemi”, citohet të ketë thënë Blinken.
Në lidhje me procesin e negociatave, diplomati maqedonas nënvizoi se Shkupi mbetet i angazhuar për të zgjidhur sa më parë mosmarrëveshjet me Bullgarinë për çështjet e historisë.
“Për ne është vendimtare që Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një objektiv strategjik, por edhe që kanë mbështetur shoqërinë tonë për të përmbushur kriteret. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në tejkalimin e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe për të shtyrë përpara gjithë rajonin drejt perspektivës euroatlantike”, ka deklaruar Osmani.
Në fund të qershorit, liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen për të vendosur nëse do të përcaktohet një datë për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./vizionplus/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...