Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, dje pasdite me orën amerikane u takua me sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Në takim, Kovaçevski dhe Blinken shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për situatën në rajon.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi kultivojnë një dialog politik produktiv dhe se Maqedonia e Veriut mbetet partner strategjik i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara. Dy vendet ndajnë lidhje të thella, të bazuara në respektin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut, dhe marrëdhënie të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë edhe më të fortë.
Sekretari amerikan, Blinken në takim theksoi se SHBA-ja e vlerëson lart kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin rajonal, por mbi të gjitha si aleate e fortë e NATO-s.
Blinken theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm, duke vlerësuar lart vendimet e guximshme dhe të mençura të marra nga qeveria për të siguruar një të ardhme të begatë brenda BE-së dhe NATO-s.
Blinken përcolli mbështetjen e fuqishme afatgjatë të Presidentit Biden për rajonin dhe veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, me shpresën se vendi do të përfitojë nga mundësitë që i ka përpara dhe gjatë rrugës Sekretari i Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të vendosur me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...