Blerim Reka për mediet e Beogradit: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

23:33 | 21 Mars 2019
A. B.

Kandidati i pavarur për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, në një intervistë për gazetën më të vjetër serbe “Politika” të Beogradit, ka folur për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Reka ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Kosova u çlirua nga Serbia, dhe tash është koha që Serbia të lirohet nga Kosova. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, prandaj Serbia i nevojitet një Degoll, i cili do e pranoj këtë realitet të ri”, ka thënë ai.

Reka është shprehur se duhet të lirohemi nga e kaluara.

“Ballkani ka fatkeqësisht suficit të së kaluarës dhe deficit të së ardhmes”, ka theksuar ai.

Po ashtu Reka ka mbrojtur tezën e tij të njohur për anëtarësimin në pako të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, në mënyrë që siç tha të mos ndodhë që shteti i parë që anëtarësohet, pastaj me të drejtën e vetos t’i bllokoj shtetet tjera.

Në këtë intervistë, Reka i cilësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kosovës dhe me Republikën e Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme