Kandidati i parë i pavarur shqiptar, Blerim Reka, ka folur rreth garës së tij për President të Maqedonisë së Veriut, për të cilën kandidaturë ka thënë se nuk e sheh aspak të vështirë.
Ai thotë se ndryshimet nuk vijnë vetvetiu pa u sfiduar vetë dhe pa i sfiduar ndryshimet.
”Kandidimin tim nuk e shoh si diçka të vështirë por sfiduese!”.
”Merreni me mend, me vetëm dy kandidatë maqedonas, Republika e Maqedonisë së Veriut do të shndërrohej në një shoqëri të dy kategorive qytetarësh. Atyre që votojnë për ata që duhen votuar dhe përse të mos i futem kësaj fushate për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë kohezionin politik të shtetit tonë”.
Duke folur për klankosova.tv, ai tha se duhet ndryshuar sistemi që shqiptarët për këto tri dekada vetëm votonin për t’i bërë votat për zgjedhjen e një presidenti maqedonas.
”Kandidimi im ishte pra sfidim i këtij sistemi monoetnik në një shoqëri multietnike”.
Reka pranoi po ashtu se kandidatura e tij vendimtare për numrin një të Maqedonisë së Veriut u bë për arsye intelektuale si dhe kombëtare dhe se që sipas tij në vend të soditësit dhe kritikuesit pasiv të marrë përgjegjësi për të ndryshuar realitetin.
”Nga ana tjetër më dukej e papranueshme që shqiptarët të reduktoheshin në një makinë elektorale që duhet dirigjuar konform diktatit partiak, pa asnjë kandidat shqiptar”.
Shqiptari i vetëm që synon Presidencën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi më tej që edhe vet anonçimi i kandidaturës së tij presidenciale të pavarur u bë në mënyrë jo konvencioale ndaj dhe fushatën do ta drejtojë si të tillë.
”Do të mundohem që edhe tërë fushatën time ta udhëheq në mënyrë jo konvencionale, sepse unë nuk i përkas asnjë establishmenti politik apo partiak, por si individ, kandidat i pavarur”.
Arsye tjetër që synon timonin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, është se gati tri dekada qytetarët e atij vendi janë shndërruar vetëm në votues dhe tatimpagues, thekson Reka për klankosova.tv.
”Do të thotë, askush nuk i pyet qytetarët, pos një herë në katër vite në procese elektorale. Dhe kush nuk jep llogaridhënie ndaj qytetarëve çka kanë premtuar, përkatësisht çka nuk kanë premtuar”.
”Bile, në zhvillimet e fundit në shtetin tonë nuk kemi edhe se kujt t’i drejtohen politikanët. Sepse qytetarët gjithnjë janë në numër më të vogël”.
”Ju e dini më se çereku i popullsisë e kanë braktisur vendin dhe tendencat janë edhe më shumë negative për braktisjen e vendit”.
”Nga ana tjetër më dukej e papranueshme që shqiptarët të redukoheshin në një makinë elektorale që duhet dirigjuar konform diktatit partiak, pa asnjë kandidat shqiptar”.
Blerim Reka është shprehur optimist që do t’i ketë votat e mjaftueshme për ta shpallur atë President të Maqedonisë së Veriut.
”Çdo gjë është e mundur!”.
”Tash unë po garoj me një koncept të qytetarëve, për “Republikë për të gjithë”, pa diskriminim, pa ndarje etnike dhe nuk shoh arsye se pse edhe votuesit maqedonas, romë, turq,serbë etj, të japin votën jo për mua si Blerim Reka, por votën për konceptin tim, për platformën time, për “Republikën për të gjithë”.
Blerim Reka tha se në zgjedhjet e vitit 2016 afro 60.000 vota të shqiptarëve shkuan në konton e kryeministrit Zoran Zaev.
Sipas tij, kjo ndodhi pasi ai u paraqit me një program që u pranua prej qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, njofton Klan Kosova.
Blerim Reka si kandidat i pavarur, do të përballet në votimet e 21 prillit për të parin e Maqedonisë së Veriut me Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski i LSDM-së.
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...