“Fokus” bën të ditur se njëri nga të burgosurit në burgun e Idrizovës, gjoja se me leje të drejtorit Zhivko Pejkovski ka blerë makinë për larje të rrobave dhe i ka detyruar të burgosurit tjerë që të paguajnë për këtë.
Njëri nga të burgosurit është revoltuar, për shkak se nuk ka dashur të paguajë për larjen e rrobave dhe këtë informacion e ka ndarë me “Fokus”. I burgosuri tregon se ai që i ka shtyrë të paguajnë për larjen e rrobave ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa është sjellur si shef.
I pyetur nga “Fokus” drejtori i burgut Zhivko Pejkovski thotë se nuk janë të sakta informacionet se ka dhënë leje që ndonjë i burgosur të blejë makinë për larjen e rrobave, për shkak se sipas tij, burgu e ka makinën e vete.
Në pjesën e mbyllur të burgut, sipas drejtorit, janë 670 të burgosur të cilët shfrytëzojnë një makinë të madhe të cilën e quajnë – qendrore.
Ai gjithashtu tha se të burgosurit e keqpërdorin linjën telefonike dhe shpërndajnë informacione të pa vërteta.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit