Nën hijen e protestës së djeshme masovike në Selanik dhe takimit të parë të paralajmëruar mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, negociatat për emrin po futen në fazën më kritike, vlerësojnë sot mediat në Greqi.
“Katmierini” shkruan se pasi ndërmjetësi i KB-ve Metju Nimic ua prezantoj dy palëve propozimet e tij, u aktivizuan kanalet politike mes Athinës dhe Shkupit. Zgjidhja më e lehtë e problemit sipas gazetës tani është përzgjedhja e emrit, ndërsa shumë më rëndë do të jetë mbështetja politike dhe publike mbi marrëveshjen eventuale.
“Vima” shkruan se sytë tanimë janë të drejtuar në takimin Cipras- Zaev në Davos ku pritet të shqyrtohet pakoja e Nimicit. Sipas burimeve qeveritare dhe diplomatike nuk përjashtohet mundësia Cipras dhe Zaev më 24 janar në Davos të dalin me komunikatë të përbashkët se është arritur progres në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se procesi do të zhvillohet në nivel të lartë politik./Gazeta Express/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...