Opozita vlerëson se emërimi i Vllado Buçkovskit si përfaqësues special i Qeverisë për kontestin me Bullgarinë e varros besimin e ekzekutivit në Ministrin e Jashtëm dhe Zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, të cilët sipas opozitës, deri tani nuk patën sukses në gjetjen e zgjidhjes. Sipas koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, diskreditimi i funksionarëve shqiptarë tashmë është fenomen i njohur në vend.
“Bujar Osmanit i vendoset shef Vllado Buçkovski, i cili do të ketë kompetencat kryesore për të udhëhequr negociatat me palën bullgare. Pra të gjitha paralajmërimet, lëvdatat e krerëve të BDI-së se Bujar Osmani është faktor i rëndësishëm në zhvillimin e bisedave me palën bullgare bien poshtë. Kjo nuk ndodhë vetëm tani. Në vazhdimësi kur kanë pasur çështje të ngjashme dhe të hapura ndër-fqinjësore që me rastin e Greqisë, përfaqësuesit shqiptarë fatkeqësisht kanë pasur rol episodik dhe më shumë janë sjellur si mysafirë të paftuar për një çështje që as nuk i pyet askush dhe nuk kanë peshë në negociata”-tha Syrija Rashidi, ASH AAA.
Por Ministri, Osmani thotë se Buçkovski do të veprojë nën instuksionet e tij.
-Përderisa punët e jashtme janë tuajat si ministër, pse ka nevojë për një përfaqësues special që të merret me kontestin me Bullgarinë? A nuk ju beson Qeveria?
“Propozimin për të caktuar, për të emëruar përfaqësues special ka qenë i imi dhe i Ministrisë së Jashtme në bashkëpunim me kryeministrin, në mungesë të ambasadorit aktiv për momentin në Sofje dhe me qëllim për të krijuar mekanizma shtesë për të kthyer mirëbesimin në implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja”-tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
Por, për VMRO DPMNE-së, emërimi i Buçkovsit është tentativë për të krijuar konfuzion shtesë dhe defokusim të opinionin.
“Fillimisht ky është hap i vonuar, Qeveria 6 muaj nuk ka ambasador në Sofje. Ky është lëshim i Ministrisë së Jashtme, Presidentit dhe Kryeministrit. Dhe së dyti, vetë përzgjedhja kadrovike, profesori Vllado Buçkovski që shquhet si politikan goxha i komprometuar nuk le besim tek qytetarët se ai ka kredibilitet apo legjitimitet të bëjë diçka në interes të Maqedonisë, vetëm që është mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Zaevit”-theksoi Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.
Komisioni i përbashkët i historianëve gjatë takimit dyditor që do të përfundojë pasditen e nesërme po diskuton për periudhën e Mesjetës, ndërsa krerët shtetëror presin progres edhe për çështjen më kontestuese mes dy palëve, atë të Goce Dellçevit./alsat
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...