Pas dorëheqjes së Nikos Kotzias nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, kanë realizuar një bisedë telefonike.
Sipas zëdhënësit të qeverisë greke Dimitris Sanakopulos, të dy homologët e përsëritën dhe ranë dakord për të vazhduar punën për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, raporton Alsat-M.
“Kryeministri kontakton rregullisht me z. Zaevin. Është e qartë se kryeministri i vendit fqinj nuk do të komentojë mbi situatën e brendshme dhe skenën e brendshme në Greqi, përkundër kësaj, ata pajtuan dhe kanë përsëritur atë që të gjithë e dimë se të dy po punojnë për Ballkanin e shekullit të 21 dhe të dy po punojnë për implementimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës”-tha Senakopulos në një intervistë me televizionin shtetëror grek ERT.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...