Në ditën e parë të punës si Ministër i Punëve të Jashtme, Ministri Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike zyrtare me Ndihmësin e Sekretarit Shtetëror për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike të SHBA-së, Philip Reeker.
Duke ia uruar pozitën e re Osmanit, Ambasadori Reeker e riafirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, të implementuar përmes partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe përmes partneritetit të sapo vendosur me NATO-n.
“Më lejoni tua përcjell respektin tonë të lartë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme me rezultate të dukshme në realizimin e progresit të përgjithshëm të vendit. Si partner strategjik SHBA-të mund të mbështeten në vendin tonë si në partner të sinqertë dhe lojal në Ballkan, veçanërisht në kuadër të kontributit tonë të sinqertë në zgjedhjen e çështjeve rajonale” – theksoi Osmani, duke potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut si një lloj “frontrunner” në rajon, është vend shembull për atë se si mbyllen çështjet e hapura bilaterale.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se vendi duhet të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane, veçanërisht në kuadër të fillimit të negociatave që pritet deri në fund të këtij viti.
Në fund të bisedës, Osmani e ftoi Ndihmës Sekretarin Shtetëror që ta vizitojë vendin, gjë që me kënaqësi u pranua nga ana e ambasadorit Riker i cili e paralajmëroi vizitën e tij në vend së shpejti.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë