Ish-kryeministri i Suedisë dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, Carl Bildt komentoi qëndrimin që e ka Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, kur secili vendos “të vërtetën e tyre historike” atëherë zgjatet e ardhmja evropiane për Ballkanin.
“Nëse përparimi i Ballkanit drejt BE-së varet nëse një shtet apo ndonjë shtet tjetër vendos një “të vërtetë historike”, atëherë jemi të sigurt se asgjë nuk do të ndodhë gjatë kohës së një gjenerate apo dy”, shkroi Bildt.
Kryeministri suedez e publikoi komentin në Twiter mbi postimin e ministres së MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva e cila për Reuters tha se Sofja insiston që Shkupi duhet ta pranojë të vërtetën historike nëse dëshiron të avancojë drejt BE-së./Telegrafi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend