Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1, 350 testime dhe janë regjistruar 191 raste të reja me Covid-19.
Prej rasteve të reja 96 janë në Shkup, Kumanovë 4, Shtip 5, Prilep 13, Tetovë 15, Veles 1, Manastir 3, Kavadar 1, Gostivar 4, Gjevgjeli 4, Strumicë 5, Kriva Pallankë 2, Radovish 2, Koçani 15, Pehçevë 1, Berovë 4, Vallandvë 2, Vinicë 5, Dellçevë 2, Sveti Nikole 2, Kërçovë 2, Resnjë 2 dhe Negotinë 1.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sot ISHP regjistroi 77 pacientë të shëruar dhe tre raste fatale, njëri nga Shkupi (81), një nga Kërçova (67) dhe pacientë tjetër nga Struga (77).
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 18,790, numri i të shëruave 15,341 dhe numri i viktimave është 756.
Momentalisht në Maqedoni ka 2, 693 raste aktive. s.b/abcnews.al/
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...