Ndryshimet e fundit në Kodin Penal me të cilat parashihet se do të reduktohet dënimet e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve publikë, ndërsa një pjesë e lëndëve do të vjetrohen, do të vë në pikëpyetje ekzistimin e Prokurorisë Speciale Publike.
Kështu vlerëson profesoresha universitare, Arta Bilalli, sipas të cilës, PSP zhgënjeu pritshmërinë e opinionit.
“Pas zhvillimeve të fundit, e sidomos pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, padyshim mendoj se shumë shpejtë do të vihet në pikëpyetje edhe nevoja e ekzistimit të PSP-së. Kjo për shkak se fillimi i punës së tyre ishte mjaft premtues dhe pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Pritshmëri këto që mbollën edhe një simpati të madhe tek opinioni ndaj PSP-së”,- theksoi profesoresha universitare, Arta Bilalli.
Sipas Bilallit, konfiskimi i pasurisë në këto raste duhet të jetë objektivi kryesor i organeve të drejtësisë. Procedura për konfiskim mund të zhvillohet edhe përkundër pengesave juridike apo faktike.
“Rreziku më i madh, sipas meje, qëndron në faktin se asgjë akoma nuk po shohim nga konfiskimi i pasurisë. Konfiskimi i pasurisë duhet të jetë objektivi kryesor në hapat e mëtejmë të organeve të drejtësisë, sidomos të PSP-së, që t’u konfiskohet pasuria dhe të mos krijohet ai imazhi se po të jesh pushtetar mund të veprosh si të duash dhe në fund jo që nuk do të burgosesh, por edhe pasuria do të mbetet. Ajo nuk është qëllimi i drejtësisë”,- deklaroi profesoresha universitare, Arta Bilalli.
Bilalli tha se shumë energji u harxhua në rastet, siç tha “minore”, “Tanku” dhe “Shuplakat” në Qendër dhe pas epilogut përfundimtar i pandehuri arratiset. Ajo shtoi se shumë shpejt mund të vijmë në një situatë të ngjashme edhe me të akuzuarit e tjerë.
Vendimi për zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë shtëpiak për të akuzuarit e PSP-së qëndron në krijimin e shoqërisë së pandëshkueshmërisë si dhe mundësisë së ikjes nga përgjegjësia.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...