Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Qendrore, Arjanit Hoxha dhe Kastriot Rexhepi, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Francës në Shkup, Christian Thimonier.
Në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare. Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve.
BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...