Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili është edhe kryetar i Tetovës, nuk ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
I pyetur nëse Lëvizja Besa do të mbetet pjesë e Qeverisë, ai u përgjigj se “duhet ta rregullojë problemin me mbeturinat në Tetovë”.
Rikujtojmë që Lëvizja Besa e cila është pjesë e pushtetit ekzekutiv, është nënshkruar në iniciativën për votëbesimin e Qeverisë.
Ndërsa funksionarët e kësaj partie, kohëve të fundit kanë refuzuar të japin përgjigje se si deputetët e tyre do të votojnë në seancën për rrëzimin e Qeverisë.
Rikujtojmë, që Lëvizja Besa dhe BDI kanë pasur përplasje për Komunën e Zhelinës, ndërsa me vendimin e Gjykatës Administrative Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa, do të jetë kryetar edhe për një mandat në Zhelinë./telegrafi/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...