Bilall Kasami merr zyrtarisht detyrën si kryetar i Tetovës

14:36 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Sot zyrtarisht, Bilall Kasami ka marrë detyrën si kryetar i Tetovës.

Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi në ‘facebook’, kryetarja në largim Teuta Arifi e cila e ka uruar Kasamin për detyrën e re, shkruan portali arbresh.info

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot edhe zyrtarisht u bë pranim dorëzimi i mandatit për kryetar komune nga KKZ-ja. Në një frymë pozitive ish kryetarja Teuta Arifi i’a dorëzoi mandatin Bilall Kasamit.
Përpara mediave Bilall Kasami u shpreh falenderues dhe mirënjohës për të gjithë aktivistët, qytetarët e Tetovës njëkohësisht theksoi se në hapat e para të tijë do të jenë, revizioni me ekspert të huaj si dhe programi 100 ditësh për ta zhvilluar qytetin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme