Kryetari dhe deputeti i Lëvizjes BESA edhe zyrtarish u largua nga Kuvendi i Maqedonisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ai u shpreh se është i kënaqur për sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës.
“Të nderuar qytetarë, të respektuar anëtarë të Lëvizjes BESA dhe ju tetovarë të dashur, sapo e nënshkrova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë. I nderuar që kisha mundësi gati një vit t’i shërbej qytetarit shqiptar të Maqedonisë, me kënaqësi sot po jap dorëheqje për ta pranuar sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës, që kështu t‘u shërbej të gjithë tetovarëve. Na priftë e mbarë dhe mirëfestofshim në Tetovën tonë”, u shpreh pas nënshkrimit të dorëheqjes kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Mbrëmë partitë politike dorëzuan listat e tyre të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash, ndërsa Kasami në Tetovë përballë do të ketë, Teuta Arifin nga BDI, Bardhyl Dautin nga PDSH, Adnan Aziri nga Aleanca dhe Goran Manajlloski nga OBRM-PDUKM.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...