Florian Bieber, profesori nga Universiteti i Gracit, thotë se në nesër normalizohen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ajo nuk hap dyert për anëtarësimin e Beogradit në BE. Ai kujton se Maqedonia e Veriut nuk u shpërble për të gjithë atë çka bëri që Greqia të largojë bllokimin për rrugën evropiane të saj dhe se mesazhi i dërguar në rajon në lidhje me këtë është “harrojeni atë”.
Ai beson se nëse zhbllokohet procesi i zgjerimit të BE, kjo do të ndodhë në disa muajt e ardhshëm, sepse Sllovenia me siguri do të përpiqet të zgjidhë çështjen gjatë presidencës së saj me BE-në dhe për atë qëllim do të organizojë Samitin Perëndimor.
Sidoqoftë, ai paralajmëroi se një pengesë e madhe mund të jetë zgjedhjet presidenciale franceze dhe edhe nëse Bullgaria hiqte bllokadën e saj për Maqedoninë e Veriut, Parisi mund të bëhet një problem.
“Nëse Bullgaria heq bllokadën pas zgjedhjeve parlamentare, ajo do të krijojë menjëherë një atmosferë pozitive, por nuk mund të jemi të sigurt se bllokadat e reja nuk do të shfaqen menjëherë”, tha Bieber, duke theksuar se bllokimi i procesit të zgjerimit rrezikon besueshmërinë e Bashkimit Evropian.
Ai thekson se ky problem nuk është i njëanshëm, sepse kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Malin e Zi, Komisioni Evropian vlerëson se të dyja vendet nuk kanë përparuar në reformat, ndërsa e njëjta vlen edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Nga ana tjetër, shton ai, kemi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të cilat bllokada është përgjegjëse BE-ja, me çka shpërndahet përgjegjësia në një rrugë pa dalje, por duhet të thuhet se “fakti që duhet të hapen negociatat e pranimit me të dyja vendet, nuk do të thotë se gjithçka është në rregull me ta”./Telegrafi/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...