Google ADS

Bie numri i të prekurve nga fruthi

17:58 | 10 Shtator 2019
Arbresh.info

Prindërit që kanë arritur t’i regjistrojnë fëmijët në shkollë pa përmbushjen e kriterit për pranimin e vaksinave përkatëse, do të mbajnë përgjegjësi. Kështu tha Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, sipas së cilit Inspektorati shëndetësor është në terren për t’i vërtetuar parregullsitë.

Numri i personave të prekur nga fruthi ka rënë në mënyrë drastike, por edhe Ministria e shëndetësisë dhe ajo e Arsimit mbeten në qëndrimin se fëmijët e pavaksinuar të mos regjistrohen në klasë të parë.

Sipas Filipçes, në Shkup përfshirja e vaksinimit me MRP është mbi 99%, ndërkaq në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut 95 %.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi që nga fillimi ka përkrahur masën që fëmijët e pa-vaksinuar të mos mund të regjistrohen në klasë të parë. Sipas Ademit kështu mbrohet imuniteti kolektiv i nxënësve dhe është në përputhje me Ligjin e mbrojtjes shëndetësore.

Që nga fillimi i epidemisë së fruthit deri me 6 qershor janë shënuar gjithsej 1.898 raste. Numri më i madh i të prekurve janë mbi moshën 30 vjeçare, thonë të dhënat e Institutit për Shëndet publik.

Prindërit të cilët nuk pajtohen me këtë masë, gjegjësisht prindërit që nuk duan të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit me MRP, para disa muajsh kanë kërkuar takim me Ministri e shëndetësisë dhe ekspertë të huaj shëndetësor. Me datë 20 dhe 21, të këtij muaji ata kanë organizuar konferencë, ku do të marrin pjesë ekspertë nga fusha e drejtësisë dhe nga e drejta ndërkombëtare. Në këtë konferencë praninë pritet ta konfirmojnë edhe kryeministri Zaev, ministri Venko Filipçe dhe doktorë të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm