Numri i rasteve të reja me Kovid-19 dhe të vdekurve po ulet, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Nga 2.518 testet, dje janë regjistruar 444 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve është dyfish më i madh.
Në Shkup edhe më tutje ka numër më të madh të të infektuarve, gjegjësisht dje gati gjysma e të sapoinfektuarve janë regjistruar pikërisht në kryeqytet.
Të sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjet. Numri më i vogël është regjistruar te fëmijët e moshës deri në nëntë vjet.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me virusin korona të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 608 dhe ka rreth 559 shtretër të lirë në qendrat kovid, megjithatë numrat ndryshohen nga orë në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të pacientëve.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje njoftoi se po vijojnë bisedime për furnizim të 200 mijë doza vaksina kineze. Me ndihmën e Ambasadës kineze në vend tashmë janë realizuar kontakte me prodhuesit e atjeshëm të vaksinave. Filipçe beson se deri në fund të javës do t’i kenë hollësitë sa i përket marrëveshjes, çmimit dhe dërgesës. Ai nuk dyshon për cilësinë e tyre.
Sistemi “Termini im” do ta ketë rolin kyç në zbatimin e vaksinimit, i cili sipas paralajmërimeve të ministrit Filipçe duhet të fillojë në shkurt.
Për vaksinat dje kanë biseduar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe shefi Diplomacisë, Bujar Osmani me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Zhozep Borel.
BE thekson se në dispozicion ka vendosur 70 milionë euro për rajonin, prej të cilave tetë milionë janë për Maqedoninë e Veriut, që të mbulohet furnizimi i dozave dhe i pajisjes së nevojshme për vaksinim, por deri më tani vaksinat për vende jashtë BE-së ende nuk ka, edhe krahas premtimeve të Unionit dhe të mekanizmit Kovaks.
Porositë nga kompanitë farmaceutike po vonojnë edhe për vendet anëtare, por në BE shpresojnë se pasi do të merren dozat e nevojshme për raundin e dytë të vaksinimit do të mund të përshpejtohet procesi edhe për vendet e treta.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...