Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut kishte 307 raste të reja nga 1.854 testime, dhe po ashtu kishte 658 pacientë të shëruar dhe 14 të vdekur.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 90.124, ku prej tyre 76.045 janë shëruar dhe 2.768 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 11.311 raste aktive, ndërsa deri tani në Maqedoni janë bërë 439.121 testime për coronavirus.
Prej qzteteve, më së shumti raste aktive ka Shkupi me 6.455, dhe më pas vjen Tetova, Kumanova, Strumica, Kavadari, Ohri, Gostivari dhe Manastiri.
Sipas autoriteteve shëndetësore, ende nuk ka mutacion të coronavirusit, e ngjashme me atë të Britanisë së Madhe.
“Edhe pse është i pranishëm i njëjti virus, kjo nuk është shenjë për t’i zvogëluar masat. Edhe pse bie numri i të infektuarve, ende duhet të jemi të kujdesshëm, për shkak të shkollat filluan sërish të funksionojnë. Të gjitha masat për mbrojtje mbesin edhe më tej. Javën e ardhshme do ta analizojmë gjendjen dhe në bazë të kësaj do të sjellim masa dhe rekomandime”, tha dje ministri Filipçe./telegrafi
Debati në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Më shumë mbështetje...
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sek...
Policia shqiptoi 1 mijë e 554 gjoba trafiku për një javë në ...
Von der Leyen vazhdon turin ballkanik – nesër vjen në Kosovë
Përfshihet nga zjarri një veturë në Ferizaj
Arrestohet një burrë nga Deçani, vodhi pyllin