Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar pas konfirmimit me burgim të përjetshëm nga Dhoma e Apelit të Gykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë, ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiq.
Përmes një deklarate më shkrim e lëshuar nga Shtëpia e Bardh, Biden e ka quajtur këtë vendim si një vendim historik, transmeton arbresh.info
“Ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruat presidenti amerikan.
Deklarata e plotë me shkrim:
“Pothuajse njëzet e gjashtë vjet më parë, Ratko Mlladiç urdhëroi ekzekutimin përmbledhës të rreth 8,000 mijë burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenica. Ai gjithashtu udhëhoqi rrethimin brutal për vite të tëra të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera. Sot, Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetjeve të Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë pohoi dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizoritë e ardhshme që të ndodhin kudo në botë. Shtetet e Bashkuara ndihmuan në udhëheqjen e përpjekjes ndërkombëtare për t’i dhënë fund mizorive në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të sjellë para drejtësisë ata që kryen krime atje dhe në pjesë të tjera të ish Jugosllavisë dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme në vend dhe rajonin e gjerë. Ne jemi mirënjohës për punën e palodhshme të gjykatave të Kombeve të Bashkuara gjatë dy dekadave të fundit në çështjet që lidhen me konfliktin në Ballkan dhe të gjithë ata, përkushtimi i të cilëve bëri të mundur këtë gjykim. Drejtësia dhe pajtimi janë themeli i paqes dhe stabilitetit për të ardhmen, dhe vendimi i sotëm është gjithashtu një konfirmim i rëndësishëm se kjo është e mundur. Unë sinqerisht shpresoj se udhëheqësit në rajon do ta respektojnë këtë gjykim dhe do të përforcojnë rëndësinë e tij për sundimin e ligjit. Mendimet e mia sot janë me të gjitha familjet e mbijetuara të shumë viktimave të mizorive Mlladiç. Ne kurrë nuk mund ta fshijmë tragjedinë e vdekjes së tyre, por shpresoj që gjykimi i sotëm të sigurojë një farë qetësimi për të gjithë ata që janë të pikëlluar”, ka thënë Biden./arbresh.info
Lexo edhe:
Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin – Arbresh.info
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...