Politikat e mira ekonomike, si dhe një situatë e qëndrueshme politike janë të domosdoshme për vendin që të fillojë të arrijë rezultate të mira ekonomike, thotë Florian Biber nga Universiteti i Gracit, në Austri. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë janë hapa të mirë në këtë drejtim.
Unë mendoj se vendi duhet të vazhdojë me marrëdhëniet e mira me fqinjët, por gjithashtu të ketë një strategji të qartë për zhvillimin ekonomik. Kjo është diçka që pothuajse asnjë vend në rajon nuk ka dhe duhet të përmirësohet. Të keni një qëndrim të qartë se investimet do të kenë përparësi dhe të bëhet një strategji e qartë shtetërore. Hapi tjetër është vazhdimi i reformave në administratën publike” -tha Florian Biber, profesor i Universitetit i Gracit, Austri
Megjithatë, nga Bursa e Maqedonisë ankohen se numri i investitorëve të huaj është shumë i vogël. Për të përmirësuar këtë situatë thonë se ngjarjet në lidhje me NATO-n dhe BE-në janë shumë të rëndësishme.
Duhet të theksohet se tregu është mjaft i cekët dhe struktura e investitorëve në vitet e fundit bazohet kryesisht tek personat fizikë vendas. Është shumë e rëndësishme nëse zhvillimet pozitive joekonomike, si hyrja në NATO dhe nisja e pritshme e bisedimeve me BE-në, do të tërheqin investitorë të huaj në bursë që na mungojnë një kohë më të gjatë” -theksoi – Ivan Shteriev, Drejtor i Bursës së Maqedonisë
Investitorët gjermanë në vend, politikat ekonomike të qeverisë i vlerësuan me zero. Kryeministri Zoran Zaev nga Ohri deklaroi se shteti do të ofrojë kushte të tregut dhe kushte transparente në ekonomi, si dhe një mjedis tërheqës biznesi me mundësi dhe rregulla të barabarta për kompanitë. Ai premtoi një të ardhme të qëndrueshme, siguri serioze dhe procese të integrimit./AlsatM/
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...