Organizatorët e protestës në Beograd, kundër minierave të litiumit, Zllatko Kokanoviq dhe Nebojsha Petkoviq, kanë bërë të ditur se para tubimit të 10 gushtit, janë ftuar për intervistim prej Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA).
Ata kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook se janë liruar pas një bisede të shkurtër dhe janë paralajmëruar që, bllokadat e përfolura pas protestës, janë ilegale, dhe që duhet të bëhen gati për t’u përballur me pasoja.
“Mendoj që informimi i publikut na ka shpëtuar prej një ndalimi të gjatë”, ka thënë Petkoviq përmes një video-adresimi.
Ai ka thënë se ata po organizojnë protestë paqësore, që bllokadat nuk janë asgjë e re, dhe që nuk kanë synim për të hyrë në institucione.
“Ata kanë arrestuar njerëz në Suboticë dhe vende tjera”, ka thënë mes tjerash Petkoviq.
BIA nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se pse Petkoviq dhe Kokanoviq janë ftuar për intervistim.
Protestat kundër minierave të litiumit janë mbajtur në disa qytete në Serbi që disa javë, ndërsa organizimi kryesor është caktuar në mbrëmjen e së shtunës, në qendër të Beogradit.
Protestuesit e konsiderojnë 10 gushtin si afat të fundit për Qeverinë e Serbisë që të miratojë një ligj për ndalim të përhershëm të eksplorimit gjeologjik dhe shfrytëzimit të litiumit të Serbisë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë gazetarëve më 9 gusht se “shërbimet ruse të sigurisë kanë paralajmëruar për përgatitje të trazirave masive në Serbi, dhe që qëllimi kryesor është një puç dhe përmbysja e udhëheqësisë së shtetit”.
Organizatorët e protestës, prej organizatave për mbrojtje të ambientit, i kanë ftuar qytetarët në atë që e kanë konsideruar tubim paqësor.
Ata besojnë se nxjerrja e litiumit do të shkaktonte pasoja të pakthyeshme për ambientin.
Vala e re e protestave vjen pas vendimit të Qeverisë së Serbisë, të 16 korrikut, për të çuar përpara projektin e ndërtimit të minierës së litiumit në luginën Jadar, pasi ai ishte pezulluar më 2022.
Më 19 korrik, Qeveria e ka nënshkruar në Beograd një “Memoradum për lëndët e para kritike” me Bashkimin Evropian, i cili parasheh një zinxhir të plotë prodhimi – prej minierës së litiumit në Jadar, deri te prodhimi i baterive për makina elektrike.
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...