Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë me një letër të drejtuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i kërkon që të kenë kujdes gjatë vendimit për faljen e namazit të Bajramit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në letrën e dërguar më 18 maj, BFI thotë mes tjerash “Vënia e orës policore ashtu siç është paralajmëruar do të iritonte pa masë besimtarët islamë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizam nënkuptohet se kjo bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit, i cili falet njëherë në vit, namaz ky që zgjat vetëm 15 min. Ndërsa, namazi i sabahut do të falet në shtëpi.”
Në fund, udhëheqeësi i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i thotë Qeverisë së Maqedonisë se qytetarët do të humbnin besimin tek organet kompetente nëse vendoset ora policore.
“Ju garantojmë se gjatë faljes së Fitër Bajramit do të respektohen të gjitha rekomandimet, të cilat implementohen gjatë faljes së namazeve ditore nëpër xhami” thuhet në fund të letrës së BFI-së drejtuar qeverisë.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...